Kjo Deklaratë Privatësie u përditësua për herë të fundit më 24 janar 2025.
Fushëveprimi
Dayforce, Inc. dhe të gjithë partnerët dhe filialet e saj (në vijim "Dayforce") ofrojnë produkte të menaxhimit të kapitalit njerëzor dhe shërbime të ngjashme për organizatat, për t'i ndihmuar ato të menaxhojnë fuqinë e tyre punëtore. Rrjedhimisht, Dayforce përpunon të dhëna rreth punonjësve potencialë, aktualë dhe të mëparshëm të organizatave (në vijim "punonjës" ose "individë") në emër të këtyre organizatave dhe sipas udhëzimeve të tyre. Deklarata e Privatësisë ("Deklarata") përshkruan praktikat tona të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave rreth punonjësve të këtyre organizatave ("informacioni personal"). Nëse je një individ punëdhënësi potencial, aktual ose i mëparshëm i të cilit (në vijim "punëdhënësi") përdor një aplikacion të Dayforce, si p.sh. një produkt Dayforce ose Powerpay, dhe punëdhënësi yt të ka kërkuar të dorëzosh informacion personal në kuadër të shërbimit, ti duhet të shqyrtosh deklaratën e privatësisë së punëdhënësit tënd për të kuptuar praktikat e privatësisë së tij.
Përpunimi i informacioneve personale
Në lidhje me produktet si Dayforce dhe Powerpay, Dayforce do t'i ofrojë punëdhënësit tënd aftësinë për të mbledhur, ruajtur, përdorur, transferuar, ndarë dhe zbuluar informacionin tënd personal në mbështetje të një marrëdhënieje punësimi potenciale, aktuale ose të mëparshme midis teje dhe punëdhënësit tënd. Kur Dayforce përpunon të dhënat e tua në këtë mënyrë, ai vepron si përpunues për punëdhënësin tënd, i cili është kontrolluesi. Në kapacitetin e tij si përpunues, Dayforce përpunon informacionin tënd personal vetëm kur udhëzohet nga kontrolluesi, për përfitimin e tij ose në emër të tij. Për këtë arsye, klientët e Dayforce, pra punëdhënësit e tu, janë përgjegjës për të të ofruar një njoftim se çfarë informacioni personal mbledhin, përdorin dhe zbulojnë, arsyet përse e bëjnë këtë dhe me cilin e ndajnë. Ata janë gjithashtu përgjegjës për marrjen e pëlqimit të duhur kur kërkohet ose për identifikimin e bazave të tjera ligjore mbi të cilat mund të mbështeten për të përpunuar informacionin tënd personal.
Dayforce mbështetet te klientët e tij dhe punonjësit e klientëve të tij për ta furnizuar Dayforce me informacion personal të saktë, të plotë dhe të përditësuar kur është e rëndësishme për ofrimin e shërbimeve nga Dayforce. Individëve u kërkohet të rishikojnë të dhënat e tyre rregullisht dhe të bëjnë përditësimet e duhura ose të njoftojnë menjëherë punëdhënësin për gabimet. Një punonjës që kontakton Dayforce dhe do të bëj përditësime ose ndryshime në të dhënat e tij, drejtohet nga Dayforce te punëdhënësi i tij, i cili është përgjegjës për të miratuar këto kërkesa.
Dayforce mund të ndajë informacione personale me ofruesit e shërbimit të tij për ta ndihmuar atë t'i ofrojë punëdhënësit tënd një produkt ose shërbim. Kur bëjmë transferime të tilla të mëtejshme, ne sigurojme marrjen e masave mbrojtëse të përshtatshme kontraktuale me këta ofrues shërbimesh. Përgjegjësia e Dayforce për performancën e ofruesit të shërbimit për detyrimet e tij përcaktohet në kontratën midis Dayforce dhe punëdhënësit, ku Dayforce mbetet përgjegjëse nëse ofruesit e shërbimit të tij nuk përmbushin detyrimet e tyre dhe Dayforce është përgjegjëse për ngjarjen që shkakton dëmin.
Dayforce mund të ndajë gjithashtu informacione personale me palët e tjera të treta (p.sh. bankat, agjencitë tatimore qeveritare, ofruesit e shërbimeve) sipas udhëzimeve të punëdhënësit tënd. Kur punëdhënësi aktivizon veçoritë që të lejojnë të aksesosh dhe të ndash informacionin tënd personal, ne mund ta ndajmë atë informacion në emrin tënd dhe sipas udhëzimeve të tua.
Krahas kësaj, Dayforce mund t'ia zbulojë informacionin personal organeve ligjzbatuese ose autoriteteve të tjera qeveritare, nëse kërkohet sipas ligjit. Në rast se shet ose heq asetet ose ndonjë pjesë të tyre, Dayforce mund t'ia zbulojë informacionet personale kompanisë së përfshirë në transaksionin e biznesit, në mbështetje të shitjes ose heqjes së pronësisë, dhe kur është e zbatueshme, në mbështetje të aktiviteteve të integrimit. Është praktikë e Dayforce që të kërkojë mbrojtjen e duhur për informacionin personal në këto lloje transkaksionesh.
Dayforce përpunon informacionin personal që punëdhënësi yt mund të mbledhë nga shërbimi nga ty dhe rreth teje, ose që punëdhënësi yt mund të japë përmes shërbimit. Për shembull:
- Detajet personale si p.sh. emri, datëlindja, numri i ID-së kombëtare, numri/ID-ja shtetërore e lejes së drejtimit, numri i pasaportës, statusi civil, nënshkrimi dhe fotografia;
- Karakteristikat e klasifikimeve të mbrojtura si p.sh. mosha, gjinia, raca, etnia, aftësia e kufizuar fizike ose mendore;
- Detajet e kontaktit si p.sh. adresa postare, numri i telefonit dhe adresa e email-it;
- Informacionin financiar si p.sh. paga, detajet e llogarisë bankare, përdorimi i kartës së korporatës dhe përfitimet e punësimit;
- Informacionin e performancës si p.sh. vlerësimet, rishikimet e performancës, të dhënat disiplinore, të dhënat e trajnimit, detajet e aftësive dhe përvojës, si dhe të dhënat e mungesave;
- Informacionin në lidhje me të afërmit e tu dhe individët e tjerë si p.sh. kontaktet e urgjencës, informacioni për vartësin dhe përfituesit e sigurimit të jetës;
- Informacionin në lidhje me shëndetin, si p.sh. informacioni në lidhje me programet e përfitimeve, sigurimin dhe lejen në rast sëmundjeje;
- Komandat zanore dhe fotografitë, nëse përdor aplikacionin celular Dayforce;
Dayforce mund të përpunojë informacionin për kohën dhe prezencën në emër të punëdhënësit tënd, të mbledhur nga kronometrat që përdorin të dhëna biometrike si p.sh. gjurmët e gishtave. Referoju Deklaratës së të Dhënave Biometrike të Dayforce për të mësuar më shumë rreth praktikave tona në lidhje me privatësinë.
Kur ti përdor aplikacionet tona celulare, Dayforce mbledh informacion personal në kapacitetin e tij si kontrolluesi i të dhënave, për të kuptuar se si përdoren këto aplikacione për të bërë përmirësime. Për shembull, aplikacioni i Dayforce Mobile mbledh informacion për analiza, zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin. Ne mund të përdorim shërbime të palëve të treta, si p.sh. Google Analytics, për të parë informacione të agreguara rreth përdorimit dhe ndërveprimeve të përdoruesve. Të lutem, referoju Deklaratës së Privatësisë Globale të Dayforce për informacione shtesë.
Transfertat përtej kufijve
Për të menaxhuar biznesin tonë, ne mund ta ruajmë dhe përpunojmë informacionin tënd personal në çdo vend ku veprojnë Dayforce dhe palët e tjera të treta të autorizuara. Kur ne transferojmë informacionin tënd personal në këtë mënyrë përtej kufijve të vendit, ne zbatojmë masat e duhura për mbrojtjen e tij dhe për pajtueshmërinë me ligjet në fuqi.
Dayforce përdor përcaktimet e sakta të bëra nga Komisioni Evropian për ta transferuar informacionin personal në vende ku mbrojtja e të dhënave është e përshtatshme për BE-në. Dayforce përdor gjithashtu klauzolat standarde kontraktuale (SCC) për transferimin e informacionit personal nga BE-ja dhe Zvicra në shtete të tjera.
Korniza e Privatësisë së të Dhënave
Dayforce US, Inc. vepron në përputhje me Kornizën e Privatësisë së të Dhënave BE-SHBA (DPF-ja BE-SHBA), Shtojcën e MB-së së DPF-së BE-SHBA) dhe Kornizën e Privatësisë së të Dhënave Zvicër-SHBA (DPF-ja Zvicër-SHBA), sipas përcaktimeve të Departamentit të Tregtisë së SHBA-së. Dayforce i ka vërtetuar Departamentit të Tregtisë së SHBA-së se i përmbahet parimeve së Kornizave të Privatësisë së të Dhënave BE-SHBA (Parimet e DPF-së BE-SHBA) në lidhje me përpunimin e informacionit personal të marrë nga Bashkimi Evropian, duke u mbështetur te DPF-ja BE-SHBA, dhe të informacionit personal të marrë nga Mbretëria e Bashkuar (dhe Gjibraltari), duke u mbështetur te Shtojca e MB-së e DPF-së BE-SHBA. Dayforce gjithashtu përdor SCC-të dhe shtojcën e MB-së për SCC-të për transferimin e informacionit personal nga BE-ja, Zvicra dhe MB-ja drejt vendeve të tjera.
Dayforce është përgjegjëse për përpunimin e informacionit personal që merr sipas DPF-së dhe më pas ia transferon një pale të tretë që vepron në emrin tonë. Dayforce respekton parimet e DPF-së për të gjitha transfertat e mëtejshme të informacionit personal nga BE-ja, MB-ja dhe Zvicra, duke përfshirë dispozitat e përgjegjësisë për transferimin e mëtejshëm.
Nëse kushtet në këtë deklaratë privatësie bien ndesh me parimet e DPF-së BE-SHBA dhe/ose parimet e DPF-së Zvicër-SHBA, do të mbizotërojnë parimet. Për të mësuar më shumë rreth Programit të Kornizës së Privatësisë së të Dhënave (DPF) dhe për të parë certifikimin e Dayforce, të lutem vizito https://www.dataprivacyframework.gov/.
Siguria
Dayforce ka zbatuar politikat dhe procedurat për mbrojtjen e informacionit personal. Dayforce përdor masat standarde të sigurisë, të njohura për industrinë, të përshtatshme për ndjeshmërinë e informacionit personal. Dayforce shqyrton rregullisht politikat e sigurisë dhe procedurat, si dhe i përditëson ato sipas nevojës për të ruajtur rëndësinë e tyre. Dayforce ofron kontrolle të arsyeshme sigurie të konfigurueshme për klientët, me qëllim mbrojtjen e informacionit të tyre personal nga rreziqet, si p.sh. nga humbja ose vjedhja, aksesi i paautorizuar, mbledhja, përdorimi, zbulimi, kopjimi, modifikimi, asgjësimi dhe shkatërrimi.
Si të kontaktosh Dayforce dhe mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve
Nëse ke pyetje ose ankesa në lidhje me trajtimin tonë të informacionit personal sipas Kornizës së Privatësisë së të Dhënave ose në lidhje me praktikat tona të privatësisë në përgjithësi, të lutem na kontakto në:
Shefi i Privatësisë
Dayforce US, Inc.
3311 E. Old Shakopee Road
Bloomington, MN 55425
Numri i telefonit: 1-888-975-7674
Email: privacy@dayforce.com
Nëse ke probleme të pazgjidhura, mund të kontaktosh rregullatorin tënd lokal të privatësisë.
Në përputhje me DPF-në BE-SHBA, Shtojcën e MB-së të DPF-së BE-SHBA dhe DPF-në Zvicër-SHBA, Dayforce zotohet të bashkëpunojë dhe të zbatojë përkatësisht këshillat e panelit të krijuar nga autoritetet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave (DPA-të), Zyrës së Komisionerit të MB-së për Informim (ICO) dhe Autoritetit Rregullator të Gjibraltarit (GRA), dhe Komisionerit Federal Zviceran të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Informimit (FDPIC), në lidhje me ankesat e pazgjidhura për sa i përket trajtimit tonë të të dhënave personale të marra sipas DPF-së BE-SHBA, Shtojcës së MB-së të DPF-së BE-SHBA dhe DPF-së Zvicër-SHBA. Në rrethana të caktuara, mund të kërkosh arbitrazh të detyrueshëm. Për të mësuar më shumë, vizito https://www.dataprivacyframework.gov/s/article/ANNEX-I-introduction-dpf?tabset-35584=2.
Komisioni Federal i Tregtisë ka juridiksion mbi zbatimin e Kornizës së Privatësisë së të Dhënave BE-SHBA (DPF-ja BE-SHBA), Shtojcës së MB-së të DPF-së BE-SHBA dhe Kornizës së Privatësisë së të Dhënave Zvicër-SHBA (DPF-ja Zvicër-SHBA) nga Dayforce.
Ndryshimet e kësaj deklarate të privatësisë
Dayforce mund ta përditësojë këtë deklaratë në mënyrë periodike për të reflektuar ndryshimet në praktikat tona të privatësisë. Ne do të ofrojmë njoftime online në rast ndryshimesh të kësaj deklarate.